Lajme

Edward Joseph pas takimit me Memli Krasniqin: Kosovës i duhen liderë që ecin përkrah SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 20 November 2022

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, profesori Edward Joseph ka mirëpritur në Washington kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Profesori Joseph përmes një cicërime në Twitter e ka vlerësuar lartë kreun e opozitës në Kosovë.

Joseph është shprehur se Kosova ka nevojë për liderë si Krasniqi që gjithmonë ecin me SHBA-në dhe nuk bien në kurthet e Beogradit.

-Advertisement-

“Kënaqësi të takosh një figurë të përgjegjshme opozitare si Memli Krasniqi. Kryetar i PDK-së. Kosova ka nevojë për liderë që nuk bien në kurthet e Beogradit, dhe që gjithmonë ecin me SHBA-në”, ka shkruar profesori Joseph.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera