Edukimi fizik në shkollat e Kosovës, është në nivel jo të kënaqshëm
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 22 October 2024
Edukimi fizik në shkollat e nivelit fillor dhe të mesëm në Kosovë, është në nivel jo të kënaqshëm. Njohës të kësaj fushe vlerësojnë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime të menjëhershme për shtimin e numrit të orëve mësimore dhe përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e fëmijëve. E, nga Ministria e Arsimit thonë se me rishikimin e Kornizës Kurrikulare do të adresohet edhe kjo çështje.
Kosova është vendi i vetëm në rajon që në plan-programin për nivelin fillor dhe të mesëm ka vetëm dy orë të lëndës së edukimit fizik në javë. Se këto orë nuk janë të mjaftueshme dhe shpeshherë nuk arrin të realizohen e thonë edhe vetë nxënësit.
Disa nga ta i thanë Radio Kosovës së si pasojë e mungesës së infrastrukturës në stinën e vjeshtës dhe dimrit, shpesh nuk arrin të realizojnë orët e edukatës fizike.
“Po, ndodh që nuk i mbajmë orët e edukatës fizike, sepse në të njëjtën kohë edhe nxënësit e klasave të tjera mbajnë. Sidomos kur është moti i ftohtë ose është me shi salla është e zënë me nxënës të tjerë. Me lëndën e edukatës fizike kemi pak problem. Edhe pse i kemi vetëm 2 orë në javë, ne nuk mund t`i mbajmë sepse e kemi pak problem hapësirën e sallës së edukatës fizike. E më shumë kur është moti i ftohtë, salla brenda është e zënë në shumicën e rasteve”, thonë ata.
E, për të përmirësuar këtë gjendje, përfaqësues të institucioneve të edukimit fizik ka kohë që kanë kërkuar rritjen e fondit të orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik, pasi sipas tyre, dy orë në javë nuk janë të mjaftueshme.
Profesori në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në Universitetin e Prishtinës, Faton Tishukaj, i tha Radio Kosovës së dy orë në javë janë shumë pak dhe se gjatë ditëve me reshje shiu dhe ulje të temperaturave shpeshherë ndodh që as këto dy orë të mos realizohen.
“Dy orë të edukimit fizik dhe shëndetësor në javë janë të pamjaftueshme dhe ne në Kosovë kemi mbet shumë keq për sa i përket kësaj çështjeje. Edhe infrastrukturën nuk e kemi në gjendje të mirë, kështu që i bie se edhe ato orë, sidomos në kohët e ftohta dhe me reshje, nuk arrin të realizohen si duhet. Dhe për këtë duhet institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje”, tha ai.
Të pamjaftueshme dy orë në javë i vlerëson edhe drejtori i Shkollës fillore “Shkolla e Gjelbër”, Besart Ismaili. Ai tha se së paku tri orë në javë nxënësit duhet të mbajnë orën e edukimit fizik.
“Dy orë në javë janë shumë pak duke pasur parasysh edhe mënyrën e ushqimit, e cila nuk është shumë e shëndetshme dhe se obeziteti është në rritje. Prandaj, këto dy orë nuk janë të mjaftueshme dhe unë mendoj që së paku tri orë në javë fëmijët duhet të kenë aktivitete fizike”, tha ai
Se shkollat përballen me mungesë të infrastrukturës për realizmin e orëve të edukimit fizik e thonë edhe nga Sindikata e Arsimit.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radio Kosovën së për këtë çështje në vazhdimësi ka marrë shqetësime nga mësimdhënësit e kësaj lënde, pasi në shumë raste, për shkak të mungesës së infrastrukturës nuk arrin të realizohen orët sidomos gjatë stinës se vjeshtës dhe dimrit.
“Në takimet që i kemi me kolegët tanë, që një pjesë e tyre janë arsimtarë të lëndës së Edukimit Fizik, në vazhdimësi kanë shprehur shqetësimet e tyre. Sipas tyre, në stinën e vjeshtës dhe të dimrit kur ulen temperaturat dhe ka reshje, nuk mund t`i mbajnë orët e edukimit fizik në poligonet që disa prej shkollave i kanë të rregulluara”, tha ai.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit në një përgjigje përmes postës elektronike ka bërë të ditur për Radio Kosovën se kjo çështje është diskutuar në MASHT, por që kjo kërkesë nuk mund të adresohet pa rishikimin e Kornizës Kurrikulare. Kjo është edhe arsyeja që në praktikë nuk është ndërmarrë deri më tani asgjë. Ministria bën të ditur se me rishikimin Kornizës Kurrikulare, do të adresohet edhe kjo kërkesë.
Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është njoftuar të fillo...
-
Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publiki...
-
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier
Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbr...
-
Azemi i LDK-së: Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së...
-
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë mbrëmje, më 25 tetor, në Akademinë P...
-
Reagon bashkëshortja e Agonis Tetajt: Fëmijët do të rriten me zhgënjim për sistemin që liroi vrạsësin e babait të tyre
Të enjten është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me ...
-
Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës
Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, ...
-
Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri
KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë p...
-
Dokumentet “e zhdukura”/ Gërvalla: Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reagoi sot pas...
-
Gjakovë: Pesë të mitur sụlmojnë bashkëmoshatarin e tyre
Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gja...
-
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojn...
-
Muharremi: Në rastin e Kosovës kur thuhet ka rritje 3.8% kjo nënkupton rreth 395 milionë rritje për një vit
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka treguar se cfarë nënkupt...