Lajme

Edona Llalloshi aderon në Vetëvendosje, kandidon për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit

Autori: Gazeta inFokus 07:25 | 12 December 2024

Të mërkurën ka qenë afati i fundit që subjetet politike që garojnë për zgjedhjet qëndrore të vitit 2025, që do të mbahen më 9 shkurt në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë thuajse e fundit që ka bërë publike listën zyrtare të 110 kandidatëve të saj – një prej të cilëve ishte befasi në vete.

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.

-Advertisement-

Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në rrjetin social Facebook.

Edona përndryshe ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikë, gjersa deri më tani nuk kishte bërë të ditur se kishte ndonjë ambicie politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera