Sport

Edon Zhegrova në radarin e Napolit

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 24 June 2023

Napoli është duke kërkuar për zëvendësuesin e Hirving Lozanos, dhe ka identifikuar katër lojtarë, duke përfshirë këtu edhe yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

Spekulimet po e lidhin Lozanon me një largim nga Napoli, ku të interesuar seriozisht në shërbimet e tij janë klubet nga Arabia Saudite.

Prioriteti kryesorë i Napolit për ta zëvendësuar Lozanon është ylli i Real Sociedadit, Takefusa Kubo, i cili sezonin që lamë pas regjistroi nëntë gola dhe shtatë asistime në 35 ndeshje të La Ligas.

-Advertisement-

Por, në rast se transferimi i Kubos dështon, Napoli do të kthejë sytë nga ylli kosovar, Edon Zhegrova.

Në sezonin e kaluar, Edon Zhegrova arriti të bëjë 25 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy