Sport

Edon Zhegrova në mesin e më të vlerësuarve në top pesë ligat evropiane – rivalizon emra si Wirtz, Haaland dhe Yamal

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 25 September 2024

Sulmuesi kosovar i Lille, Edon Zhegrova e ka gjetur vetëm në mesin e dhjetë futbollistëve më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane deri tani në këtë edicion.

Zhegrova është njeriu i momentit të klubi i Lille, duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat.

Paraqitjet e tij të mira nuk kanë mbetur pa u vëre nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, e cila e vlerëson lartë Zhegrovën.

-Advertisement-

Sipas Sofascore, Zhegrova është lojtari i nëntë me notën më të lartë deri tani këtë sezon, pasi ka një mesatare të notës prej 8.10.

Lojtari më notën mesatare më të lartë është ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz (8.65), i pasuar nga Harry Kane (8.50) dhe Erling Haaland (8.42).

Në pozitën e katërt renditet Raphinha me mesatare 8.33, ndërsa pas tij vjen Lamine Yamal (8.32) dhe Achraf Hakimi (8.22).

Pozita e shtatë është e rezervuar nga Kevin de Bruyne me notë 8.20, e teta nga Vincenzo Grifo me notë 8.18 dhe pozita e dhjetë nga Mohamed Salah

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera