Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas, kërkon falje
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 24 December 2024
Edmond Lajqi, i akuzuari për vrasjen e gruas në Pejë, Gjyljeta Ukellin sot para trupit gjykues e ka pranuar fajësinë për akuzën e vrasjes.
Siç merr vesh Insajderi, ai ka kërkuar falje nga familjes për veprën e tij.
Lajqi ka pranuar fajësinë për akuzat e vrasjes së rëndë dhe mbajtjes së armës pa leje.
Prokurorja e rastit ka konfirmuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari dhe ka kërkuar që Gjykata të miratojë pranimin e fajësisë.
“Prokurorja e ka pranuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari dhe ka kërkuar nga Gjykata të ia pranoj pranimin e fajësisë” ka thënë prokurorja e rastit në gjykatë.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukelli më 16 prill të këtij viti në Pejë.
Sipas dosjes së prokurorisë, qifti nga Peja kishin kriza të thella në martesë. Nga deklarata e dorasit kuptohet se ai ishte i pakënaqur nga mënyra se si ishte trajtuar nga viktima ( bashkëshortja e tij) dhe nga familja e saj.
Sipas tij, kjo e ka bërë të ndihet keq për shkak edhe gjendjes depresive që ndodhej viteve të fundit për shkak të vdekjes së babait të tij.
Lajqi, sipas dosjes, në ditën kritike nuk kishte fjetur në banesën e tij por kishte qenë në spital me nënën, e cila ishte duke u trajtuar.
Sipas dosjes, i pandehur rreth orës 8:00 të mëngjesit të datës 16 prill kishte shkuar në banese. Derën e banesës ia kishte hapur djali i tyre i mitur. Ai ka deklaruar se kur ka mbërritur në banese e ka gjetur gruan e tij në shtrat duke fjetur. Ai tregon se është refuzuar nga bashkëshortja e cila sipas tij, e ka injoru dhe fyer. Pas kësaj, ai deklaron se ka gjuajt me armë zjarri në drejtim të saj, e cila si pasojë e plagës ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë e cila bazohet në dëshminë e dorasit dhe familjarëve, thuhet se çifti kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Sipas bisedave mes qiftit që ka siguruar prokuroria thuhet se viktima i ishte drejtuar dorasit me fjalët “skizofren” dhe “martesa jon finite”.
“I pandehuri Edmond dhe viktima Gjyljeta kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Nga raporti i ekspertimit të telefonit, janë gjetur disa mesazhe në mes të viktimës Gjyljeta Ukella dhe bashkëshortit të saj të pandehurit Edmond Lajçi, ku ndër të tjera i pandehuri Edmond i është drejtuar viktimës me fjalët,,vetëm qkapu pi familjareve te mi ,non, Gëzim, motër, Ajshe, Rexhep, krejt farefis temin”, kurse viktima i është drejtuar me fjalë si:,,shizofren”, e po ashtu ndër të tjera e njëjta i kishte thënë se martesa jon finite”, si dhe komunikime të tjera të cilat gjenden në Cd”, thuhet në raport.
Ndërsa i pandehuri, Edmond Lajqi ka deklaruar se një ditë para vrasjes ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe ishte ofenduar me fjalët “ti je njeri i ulet, je një dështakë”. Madje ai përmend edhe dyshimet për tradhti nga bashkëshortja e tij.
“I pandehuri deklaron se ditën kritike jo por një ditë më parë, më ka sulmuar fizikisht tani e ndjera Gjyljeta, dhe më ka fyer me fjalët,, ti je njeri i ulet, je një dështakë” dhe më pas më ka sulmuar fizikisht ku gjersa unë kam qenë i shtrirë në krevat ajo mi ka vendosur duart në fyt dhe pastaj kur kam fillu me i hap do tema që kishin të bëjnë se me kënd po del, viktima pastaj më thoshte me frajer, ti je njeri i sëmurë, ajo çdo herë ka fol me fjalët e tjerëve. Rastin nuk e lajmërova atë natë në polici dhe nuk e di as vet pse nuk e raportova, pasi që jam fjalos me viktimën shkova tek nëna në Spital, e cila ka qenë duke u trajtu nga Kanceri, atë natë unë kam flejt në Spital. Në ora 11:07 min i pandehuri kërkon qe te konsultohet me mbrojtësen. Prokuroria e lejon. Në pyetje të prokurores se çfarë ka ndodhë pastaj? I pandehuri deklaron se atë natë mandej skam qenë mirë psiqikisht dhe i kam kërkua 2 diazepama prej motrave dhe i kam pirë”, thuhet në aktakuzë.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...