Edita Tahiri: Ura vazhdon të jetë e mbyllur, Kurti ka menduar se është lehtë
Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 16 September 2024
Janë bërë më shumë se një muaj që kur autoritet në Kosovë vendosën për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, por ndërkohë ka rënë intensiteti i deklarimeve lidhur më këtë çështje, e cila u bë shkak i përplasjeve mes Qeverisë së Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.
Ish kryenegociatorja, Edita Tahiri, akuzon kryeministrin Kurti, për dështim në këtë proces, duke i hedhur poshtë edhe deklarimet për kthim të sovranitetit në veri.
“Kurti e nisi i vetëm këtë iniciativë duke pasur vetëbesimin bosh. Ka menduar që është lehtë, siç është rasti kur mori pjesë në dialog. Sepse në fillim e kundërshtoi e pastaj u bë pjesë e dialogut. Duke menduar që është lehtë sepse e kanë bërë të tjerët dialogun dhe sukseset e dialogut. Dhe prandaj ka menduar që është lehtë, kur filloj të dështoj në dialog i ndali zbatimet, filloi të kërkojë gjoja zbatim të marrëveshjeve, ndërkohë që ishte vet në tavolinë kur u arrit marrëveshja në vend se në tavolinë të kërkoj nënshkrimet. Sepse nuk ka dije, nuk ka aftësi as për marrëdhënie ndërkombëtare as për negociata. Pra, edhe në urë e nisi vetëm siç nisi edhe shumë gjëra të tjera në veri vetëm. Mandej kur po i vijnë punët ngushtë vrap po shkon po lut fshehurazi amerikanët dhe KFOR-in që ta mbrojnë Kosovën. E nisi vetëm dhe kur e pa që dështoi, atëherë gjeti fajtorin”, tha Tahiri.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, vë në pikëpyetje seriozitetin e pushtetarëve për rastin e urës së Ibrit, nëse vërtetë janë fokusuar në hapjen e saj.
“Besoj që trumbetimi dhe konfrontimi deklarativ verbal me NATO-n dhe KFOR-in, i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh mundësisë së hapjes së urës, pra ndonjëherë mund të shtrohet pyetja nëse këta pushtetarë, vërtetë kanë dashur ta hapin urën apo kanë dashur vetëm të konfrontohen me NATO-n dhe ta vendosin NATO-n në një situatë jo të mirë para qytetarëve të Kosovës. Mos hapja e plotë e urës së Ibrit, është absurd i llojit të vet, sidomos në mes të vitit 2024, por në të njëjtën kohë është barazvlefshëm absurd që dikush të trumbetoj se mund të veproj pa koordinim me NATO-n, me trupat ndërkombëtare përmes KFOR-it, që janë në Kosovë. Besoj që ideja e hapjes së plotë të urës, duhet të rifilloj, të ketë një rinisje të iniciativës, të ketë komunikim strategjik Kosovë dhe NATO”, tha Ramadani.
Së fundmi kryeministri, Albin Kurti pati deklaruar se Qeveria është gatshme për hapjen e urës mbi Ibër, por pret që QUINT-i dhe KFOR-i, të koordinohen rreth kësaj çështjeje.
Të tjera
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...