Edita Tahiri: Kurti e ka përgatitur elektoratin e vet me bindjet anti-amerikane
Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 19 February 2024
Kosova ka cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë ish-kryenegociatorja Edita Tahiri. Sipas saj, asnjëherë Kosova nuk ka pasur raporte të tilla me aleatin më të madh të vendit.
Teksa flet për deklarimin e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, Tahiri konsideron se paralajmërimi i tij është alarmant e shqetësues. Ish-ministrja për dialog, fajëson kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quan mashtrues e të padijshëm.
“Kërcënimi që e bëri zotëri O’Brien është shumë shqetësues, është alarmant. Dhe ata e thanë të hapur që janë cenuar marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës, pra Kurtit. Kurrë Kosova nuk ka pasur situata të tilla kaq të rënda, ne u ndëshkuam nga amerikanët me fajin e Kurtit. Por, kjo nuk po i mjafton Kurtit sepse e ka agjendën e vet populiste, është në kërkim të krizave të reja në veri për interesat e pushtetit. Sepse ai ka bërë shumë premtime populiste ndaj votuesve të vet, tash me këto sjellje kërkon që para zgjedhjeve edhe një herë të tensionojë situatën”, deklaron Tahiri.
Edita Tahiri, që dikur drejtonte bisedimet me Serbinë në Bruksel konsideron se Kurti është anti-amerikan dhe nuk dihet se ku e ka të kthyer drejtimin.
“Mund të them që niveli i marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së ka shënuar rënie. Natyrisht kjo nuk mund të prek themelet e aleancës strategjike mes Kosovës dhe Amerikës, sepse këto aleanca nuk i ka bërë Kurti. Sepse sapo ka dalë si lëvizje e vendeve, sepse ka qenë anti-amerikan. Madje edhe intervistat e para që i ka pasur kur filloi me Vetëvendosjen, po fliste për imperializmin amerikan. Nuk ishte në gjendje të shoh se po të mos ishte Amerika dhe lufta jonë që e bëmë, nuk do të kishim shtetin. Por, meqenëse ai nuk bëri asgjë gjatë çlirimit apo procesit të çlirimit, dëshiron me një nihilizëm të mos njoh arritjet historike të neve udhëheqësve të rezistencës edhe paqësore edhe të armatosur. Madje, nuk dëshiron të njoh as meritat amerikane sepse nuk dihet ka e ka të kthyer Kurti drejtimin e vet”, shprehet ajo.
Sipas Tahirit, shefi i ekzekutivit e ka përgatitur elektoratin e vet me bindjet anti-amerikane. Për cenimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo fajëson kryeministrin Albin Kurti.
“Raportet kanë rënë shumë poshtë për fajin e Kurtit, për mos-dijen, për mungesën e vizionit, madje edhe për mungesën që ka Kurti, nuk ka fare elemente fare të udhëheqësit e as të burrështetasit. Është një politikan i cili hyri me premtime me mëdhaja, ishte politikan që thoshte do të bëjë bashkimin kombëtar, e harroi fare. Ndërsa, tash pra i cenoi edhe marrëdhëniet me Amerikën. A do të ndëshkohemi prapë nuk e di, por mjaft jemi ndëshkuar nga amerikanët, nga shteti që na bëri shtet…(11:10)Kemi të bëjmë me një kryeministër kontravers, mashtrues edhe për herë të parë në historinë e Kosovës së lirë, Kosova e ka fatin e keq që të ketë një kryeministër të padijshëm, dështues, e dështoi shtetin në dialogun me armikun. Pra, i zbriti të gjitha ato arritje që i kemi pasur historike dhe vazhdon të mos pendohet apo të ri-shqyrtojë këtë rrugëtim të dështuar që po e bën për Kosovën dhe për veten”, thekson Tahiri.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien tha se Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb. Më pas, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Kosova nuk ka partner, aleat e as mik më të rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë gjatë javës që shkoi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier deklaroi se vendimi i Kosovës për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës./kp
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...