Lajme

Edi Rama u reagon Kombeve të Bashkuara: S’është marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, po Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 21 March 2023

Kombet e Bashkuara janë deklaruar rreth marrëveshjes së Ohrit, duke iu referuar si akord i normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo ka ngjallur reagimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, shprehu indinjatën e tij me një apostrofim të tillë, përcjell lajmi.net.

Ai ka pyetur nëse kjo është një lapsuz apo gabim serioz, ndërsa ka thënë se do të ishte e prapranueshme nëse Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara do ta përdorte këtë emërtim qëllimisht.

-Advertisement-

Në fund fare ai kërkoi edhe sqarime lidhur me këtë “huqje” të Kombeve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera