Lajme

Edi Rama për medalistët olimpik të Kosovës: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 07 August 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i  medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama.

Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.

-Advertisement-

Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera