Lajme

Edi Rama injoron Haradinajn, nuk po ia kthen as mesazhet

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 06 December 2019

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës, para disa ditësh ka thënë se Edi Rama nuk po i hap telefonin.

E tani sipas Haradinajt ai nuk po i kthen as mesazhet që ky po i dërgon në whatsapp, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk e di për tjerë, por unë e kam një periudhë të gjatë kohore që ka qenë çdo herë vështirë me komuniku, me i shkru në Whatsapp ose diçka në të kaluarën ka ndodhë me ta kthy ndonjëherë jo, varësisht prej rrethanave”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Edhe me 26 nëntor në ditën kur ndodhi tërmeti shkatërrues në Shqipëri Haradinaj nuk kishte komunikuar me homologun e tij por me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Të paktën kështu shkruajti ai në llogarinë  e tij në facebook.

“Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Ilir Meta, të cilit i shpreha solidaritetin dhe gatishmërinë e popullit të Kosovës për të ofruar tërë ndihmën e nevojshme për të përballuar këtë situatë të rëndë në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa në një intervistë ku u pyt se a kishte biseduar në telefon me Edi Ramen, kjo ishte përgjigja e tij.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj në një intervistë për Abc News./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera