Lajme

Edi Rama i jep medaljen e artë Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 18 December 2019

Sot Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama u takua me ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasanin.

E ky i fundit, Ramës i solli diçka nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan gazeta inFokus.

Fjala është për medaljen e artë për angazhimin që e patën pas tërmetit të 26 tetorit në Shqipëri.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, i ka ndarë „Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional“ njësiteve të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat kanë qenë të angazhuara në kërkim-shpëtim, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në certifikatën shoqëruese të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, z. Rama; thuhet: „Medalje për Vlerësim Profesional” i akordoi Task Forcës së kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me motivacionin: “Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme“./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera