Lajme

Edi Rama: Ata që e shajnë draft-Statutin e Asociacionit kanë frikë nga vetëm një gjë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 09 June 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas kritikave që mori me vendimin për t’ia dorëzuar Francës dhe Gjermanisë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rama tha se kritikat po hedhen ndonëse pa e ditur përmbajtjen e këtij drafti.

Sipas tij, këta kritikë kanë frikë se humbasin armikun, e bashkë me të, edhe mundësinë që “të flasin e të sillen si në llogore”.

-Advertisement-

Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, ka shkruar Edi Rama në Twitter.

Rama njoftoi dje se i ka dërguar presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një propozim për draftstatutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, duke shtuar se nuk e kupton ngurrimin e autoriteteve të Kosovës për të depërshkallëzuar situatën në veri, e cila “po merr përmasat e një tragjedie politike për Kosovën”.
Gjermania tashmë ka konfirmuar se ka pranuar propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por që nuk ka komentuar përmbajtjen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera