Edhe Zemaj parapëlqen shkuarjen e LDK’së në opozitë

Autori: Gazeta inFokus
21:12 | 13 July 2017
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do ta bënte Qeverinë, atëherë ajo nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj.
“Besoj se një qeveri e tillë që formohet në këtë formë, me këtë sistem që kemi dhe me grupin e madh minoritar, nuk do të ketë jetë më shumë se gjashtë muaj. Edhe nëse opozita do të jetë e ngadaltë për të kërkuar ndryshim dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk besoj se do të zgjasë gjashtë muaj”, tha Zemaj në RTV Dukagjini.
Lidhur me të ardhmen e LDK-së, ai thotë se preferon që të shkojnë në opozitë, pasi “kjo do t’i konvenonte subjektit për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme lokale”.
“Nuk është asgjë e dëmshme nëse jemi pjesë e fuqishme e opozitës, duke e ruajt edhe substancën e edhe atë trashëgim politike që kemi për ndërtimin e institucioneve të vendit. Kjo do t’i ndihmojë reformimit të LDK-së dhe në një afat shumë më të shkurt. Do të ketë zgjedhje dhe LDK do të dalë partia e parë”, tha Zemaj.
Për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e fundit ai përmendi edhe faktin se ka pasur largime nga lista të njerëzve që kanë merituar të jenë pjesë, ndërsa shtoi se edhe elektorati nuk e duroi koalicionin me PDK-në.

Të tjera
-
AKB: Ngritja e çmimit të energjisë rrit inflacionin dhe varfërinë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi...
-
Vdes një nga luftëtarët e hershëm të UÇK’së
Ka vdekur luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala. Lajmin ...
-
Ish-këshilltari ekonomik i Trumpit: Amerikanët do të fillojnë të ndiejnë ndikimin e tarifave në fund të majit
Gary Cohn, drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik gjatë administratës së parë ...
-
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Sikurse herëve të kaluara edhe ditën e djeshme deputetët e Kuvendit të Kosovë...
-
“Me shpirt jemi duke i dhënë zor e me punu” – Punëtorët e “Trepçës” ankohen për kushte e pagë
Gjiganti i dikurshëm metalurgjik “Trepça” është duke u përballur tash e sa ko...
-
Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
28 prilli shënon Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Në këtë...
-
Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë – Shqipëri
Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët që kanë zgjedhur të ka...
-
Edon Zhegrova i ofron mbështetje Belgin Jasharit, kjo është videoja që ia përkushtoi
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova i ka dalë në përkrahje futbollist...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën në Kosovë parashikohet një stabilizim i kushteve atmosferike. Mot...
-
Raportohet se Alpi i vogël ishte parë tek “Rrethi i ETC-së” në Gjilan, kërkohet nga banorët t’i kontrollojnë hyrjet e banesave
Nënkryetarja e Forumit të LDK-së në Gjilan, Gresa Avdiu, ka deklaruar se ësht...
-
Kandidati i PD: Po përgatitet vizita e Berishës në SHBA- Non Grata do bjerë para 11 majit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të udhëtojë së shpejti për në...
-
Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit, janë në gjendje të mirë shëndetësore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfundua...