Lajme

Edhe vetura e mediumit “Periskopi” gjuhet me plumba në veri

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 30 May 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se vetura e mediumit Periskopi është gjuajtur me plumba gjatë natës në Zveçan.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se  portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba.

“Veturat e disa prej ekipeve mediale nga Prishtina, mbrëmë kanë mbetur të bllokuara në Zveçan, pas largimit të gazetarëve dhe kameramanëve, disa orë pas përleshjeve mes KFOR-it dhe serbëve lokalë”.

-Advertisement-

“Pas KTV-së dhe T7, edhe portali online “Periskopi” e ka gjetur veturën sot të dëmtuar, dhe në bazë të pamjeve në drejtim të saj janë gjuajtur plumba”.

“Situata është përshkallëzuar, ndërsa sulmet në drejtim të mediave vetëm sa po intensifikohen tutje. Gazetarët vazhdojnë të raportojnë në kushte të rënda, ndërsa rreziku vazhdon të shtrihet në të gjitha komunat në veri të vendit”, ka thënë AGK-së.

Raci: Duhet të ketë siguri për të gjithë raportuesit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera