Edhe tri ditë kohë për koalicionet parazgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 27 August 2024
Partitë politike që do të garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit kanë edhe tri ditë kohë t`i zyrtarizojnë koalicionet. Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka paralajmëruar deri më sot për ndonjë koalicion, përderisa PDK pritet të garojë e vetme, e nga LDK nuk janë përgjigjur, dhe partitë si AAK dhe Nisma me partitë e tjera kanë zyrtarizuar më herët koalicionin për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kanë mbetur edhe tre ditë afat për aplikim për subjektet politike që dëshirojnë të garojnë si koalicione në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Megjithatë, kësaj gare duket se partitë më të mëdha do t’i hyjnë të vetme.
Lëvizja Vetëvendosje pritet që të vendosë për këtë çështje deri në fund të kësaj jave, ndërsa PDK do të garojë e vetme, mëson RTK.
Televizioni ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse kjo parti do të hyjë në koalicion parazgjedhor, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë lidhur koalicion për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Për ish-kryetarin e KQZ-së, Mazllum Baraliu, partitë opozitare do duhej të ishin më unike në mënyrë që ta sfidonin apo edhe rrezikonin në një formë Lëvizjen Vetëvendosje në këtë proces zgjedhor.
“Vetëvendosja mendoj që gjatë këtyre ditëve, ndonëse edhe tek partitë tjera mund të ketë ndonjë lëvizje, mirëpo Vetëvendosja ditën e fundit mund ta paraqes koalicionin me listën Guxo sepse çdo opsion, çdo solucion tjetër do ishte i papërshtatshëm, për të mos thënë i pasuksesshëm edhe për Listën Guxo por edhe për Vetëvendosjen”, tha Baraliu.
Ndërsa për profesorin universitar Rrahman Paçarizi, koalicionet ndër vite nuk kanë dhënë frytet e dëshiruara. Ai thotë se të tilla mund të lidhen vetëm me parti të vogla që nuk arrijnë të kalojnë pragun zgjedhor.
“Koalicionet qofshin ato zyrtare, apo ato jozyrtare të menduara si koalicione paszgjedhore nuk kanë dhënë frytet e dëshiruara, u janë hakmarrë partive politike në të gjitha rastet. Partitë e mëdha me gjasë do të shkojnë të vetme në zgjedhje, por ka parti të vogla, parti krejt minore të cilat mund të ju bashkohen disa partive të mëdha. sepse pragu parazgjedhor është i pamundur të kalohet nga këto partive të mdha”,tha Paçarizi.
Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, partitë politike që janë të regjistruara në KQZ dhe që dëshirojnë të garojnë përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në deri më 30 gusht./RTK
Të tjera
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...