Sport

Edhe trajneri i Napolit tallet me fanellat e skuadrës së tij

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 03 December 2017

Fanellat e ndeshjes Napoli-Juventus nuk i kanë pëlqyer as Maurizio Sarrit.

Trajneri i Napolit tha që më parë do të vdiste, se të shihte këtë klasike me ato fanella, përcjellë “Lajmi.net”.

“Më vjen keq për faktin që edhe pse e dominuam Juventusin, në fund dolëm pa pikë sepse nuk arritëm që të shfrytëzojmë rastet që na u dhanë. Gjithsesi, kur mendoj për këtë, arrij që të gjej ngushëllim te fakti që do kisha dashur të vdisja përpara se të shihja një Napoli-Juventus që të luhej me ato dy fanella që ne u paraqitëm në fushë”, tha Sarri.

-Advertisement-

Kur pashë bluzat gri në të zezë të Napolit që përfaqësohet nga e kaltra dhe nga ana tjetër Juventusin me të verdhë dhe jo bardhezi, do kisha dashur të vdisja më mirë se sa të kisha parë diçka të tillë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera