Lajme

Edhe Thaçi fajëson Serbinë për mosanëtarësim në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 20 November 2018

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka fajësuar Serbinë për dështimin në anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Thaçi ka thënë se Serbia do të vazhdojë të pengojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Askush mos të mendoj se një vend që ka kryer gjenocid nuk do të na pengoj në anëtarësim ne organizata ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Ndryshe pak minuta pas dështimit të Kosovës në anëtarësim në Interpol ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Ne reagimin e Qeverisë thuhet gjithashtu sefushata së egër e Serbisë ndikoj në mos anëtarësimin e Kosovës.

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera