Lajme

Edhe “të vdekurit” pritet të votojnë në zgjedhjet e 11 qershorit

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 16 May 2017

Fenomeni i ngarkimit të listave zgjedhore me personat e vdekur pritet të jetë shqetësim edhe në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit që do të zhvillohen.

Në zgjedhjet e fundit rreth 40 mijë votues që  tashmë kanë ndërruar jetë apo edhe për arsye të tjera nuk kanë mundësi të votojnë, si dhe për pjesëmarrjen e 10 mijë serbëve të Republikës së Serbisë në procesin e votimit, të cilët nuk kanë pasur dokumente të Kosovës, e as të UNMIK-ut.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se është arritur një progres në këtë drejtim hequr nga lista 70 mijë persona që për arsye të ndryshme nuk kanë pasur të drejtën e votës duke përfshirë edhe të vdekurit.

-Advertisement-

“Sipas informatave që kemi marrë janë pastruar rreth 70 mijë persona nga listat e personave me të drejtë vote ku në mesin e tyre ka persona që e kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës ose kanë ndërruar vendbanim si dhe personat që figurojnë si të vdekur ose ata që kanë qenë mbi 100 vjeçar”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se ditën e dytë të shpalljes së zgjedhjeve i kanë marrë ekstraktin e listave në të cilin më nuk lejohen ndërhyrje përveç nëse ka ndonjë vendim gjyqësor.

“Ekstrakti i listave të votuesve tani është duke u alokuar nëpër komuna dhe qendra të votimeve ku me datë 1 qershor bëhet certifikimi i listave të votuesve”, ka pohuar ajo.

Për mospastrimin e listave të votuesve nga personat e vdekur, Daka pohon se Agjensioni për Regjistrimin Civil e mbanë një përgjegjësi sepse KQZ i pranon ato lista që kanë dal nga ky agjension. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera