Sport

Edhe të huajt po dhurojnë para për t’i paguar gjobat e Xhakës dhe Shaqirit

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 26 June 2018

Iniciativës së një kosovarit për të grumbulluar të holla për t’i paguar gjobat e yjeve shqiptare të Zvicrës i janë bashkuar edhe shtetas të huaj.

Jo vetëm që është bërë lajm i raportuar nëpër mediat botërore, por tani edhe shtetas të huaj janë duke dhuruar para në platformën e kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, “Gofundme” për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës.

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”.

-Advertisement-

Siç shihet në fotografinë më poshtë, shtetas të huaj kanë dhuruar shuma të ndryshme për ta paguar gjobën e treshes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera