Edhe targat do të adresohen në propozimin evropian, thotë Emisari i BE-së
Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 25 January 2023
Shpresoj që serbët të kthehen në institucione.
Kështu u shpreh Miroslav Lajçak, në një intervistë në Rubikon, ku foli gjerësisht për propozimin evropian.
Ai tha se janë duke e diskutuar çështjen e kthimit të serbëve të Kosovës në institucione, të cilët u larguan në muajin nëntor të vitit të kaluar.
“Shpresoj që serbët të kthehen në institucione. Jemi duke i diskutuar këto çështje. Janë të rëndësishme sepse vakumi nuk është i mirë, as për funksionimin e sistemit, prandaj pres që qeveria e Kosovës të krijojë kushtet për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione, dhe pres nga Beogradi të inkurajojë kthimin, sepse kjo nuk është situatë normale”, deklaroi Lajçaku.
Ai u shpreh se është shpenzuar shumë kohë me targat, në vend që koha të shpenzohej për çështje më të rëndësishme.
“Mendoj që kemi harxhuar shumë kohë në 6 muajt e fundit në çështjen e targave, kishte shumë tensione, ankth dhe probleme. Me siguri shumë më shumë se ç’meriton kjo çështje, na ka marrë shumë kohë dhe energji, të cilën mund ta kishim shpenzuar në energji, për shembull. Prapë, kur flasim për targa, ky propozim është përgjigja sepse targat adresohen me këtë propozim”, tha ndër të tjera ai.
Të tjera
-
U jepet lamtumira e fundit tre fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj, në fsh...
-
Kritika për luks te bizhuteritë e shtrenjta: Haxhiu me aksesor prej 9 mijë eurosh
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shfaqur së fundmi me një akses...
-
Ky është kandidati për deputet nga diaspora, i cili po merr përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët
Në çdo hap që ka marrë, Shahin Dervishaj, ka dëshmuar se sfidat nuk janë asnj...
-
Tragjedia në Jabllanicë s’e pikëlloi Kurtin, mbrëmë festonte në një klub
Ngjarja tragjike që ndodhi në Jabllanicë, ku humbën jetën tre të rinj duket s...
-
Flet kujdestari i tre të rinjve që vdiqën në Jabllanicë: Kanë lozur çdo ditë në atë objekt, 15 deri në 20 fëmijë
Pasditen e së shtunës, Jabllanica e Gjakovës u trondit me vdekjen e tre të mi...
-
Gjendet i vdẹkur një kosovar në Francë, mediumi lokal jep detaje
Mëngjesin e së shtunës, më 1 shkurt , policia zbuloi trupin e pajetë të Sabit...
-
Nga vendet e BE-së, Gjermania mund të goditet rëndë nga tarifat e Trumpit
Rreth 20 vende anëtare të BE-së eksportuan më shumë në SHBA sesa importuan në...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë përfshihen shtatë veturave, lëndohen pesë persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “B” në kryeqytet, ku të përfshi...
-
Bart De Wever betohet si kryeministër i ri i Belgjikës
Konservatori Bart De Wever është betuar si kryeministri i ri i Belgjikës, duk...
-
Mungojnë tre të akuzuar, shtyhet sërish seanca ndaj aktivistëve të LVV-së lidhur me protestën e vitit 2015
Për shkak të mungesës së të akuzuarve, Ylli Hoxha, Arbër Kaqorraj dhe Uran Ha...
-
Osmani kërkon drejtësi për 10 qytetarët e vrạrë para 25 vjetëve në veri të Mitrovicës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka kujtuar dy netët e tmerrit që përjet...
-
Shahin Dervishaj: Ka ardhur koha ta bëjmë Kosovën 77 herë ma mirë
Një emër i ri dhe i fuqishëm pritet ti futet skenës politike të Kosovës. Shah...