Edhe “Siguria” e Pacollit nën llupën e BQK-së, probleme me kapital
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 30 September 2021
Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të premten e kaluar mori vendim për revokim të licencës të kompanisë së sigurimit “Kosova e Re”.
Sipas drejtuesve të BQK-së deri te ky vendim erdhi pasi kompania nuk arriti t’i përmbush kërkesat ligjore për kapital dhe solvencë. Sipas Sokol Havollit, zëvendësguvernator në BQK, detyrimet e kompanisë në momentin e revokimit të licencës ishin 7.7 milionë euro.
Në bazë të ligjit për sigurimet, kompanitë e sigurimit duhet të mbajnë nivele të caktuara të kapitalit si rezervë, për t’ju përgjigjur detyrimeve në të ardhmen.
Në bazë të raporteve të BQK-së, probleme me kapital ka edhe kompania “Siguria” e cila është në pronësi të Behgjet Pacollit. Sipas raportit të monitorimit të BQK-së për vitin 2020, një kopje të të cilit e ka siguruar Buletini Ekonomik, “Siguria” ka mungesë të kapitalit në shumë prej 4.42 milionë euro dhe mungesë për solvencë 2.81 milionë euro.
Kërkesa përfundimtare ndaj kësaj kompanie është 4.42 milionë euro. Të dhënat e këtij raporti i kanë konfirmuar nga BQK, në një përgjigje për Buletinin Ekonomik. “KS “Siguria” ka qenë subjekt i masave administrative nga BQK-ja për shkak të mos respektimit të kërkesave ligjore në fuqi dhe përkundër shtimit të kapitalit prej rreth 6 milionë euro dy vitet e fundit, vazhdon të mos jetë në pajtueshmëri të plotë me këto kërkesa”, ka thënë Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK.
Sipas tij, BQK ka intensifikuar angazhimin e saj me qëllim që sektori i sigurimeve të jetë në zbatim të plotë të kornizës ligjore në fuqi. Mos zbatimi i kërkesave të tilla nga Siguruesit do të përcillet me masa adekuate administrative, për të gjithë siguruesit, të cilat nuk zbatojnë legjislacionin në fjalë.
Nga kompania “Siguria” nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të shkrimit. Ndryshe, brenda një periudhë prej tre vjetësh, dy kompani të sigurimit janë mbyllur. Kompania “Insig” dhe tash “Kosova e Re”. Në të dyja rastet ata që do ta pësojnë më së shumti janë qytetarët, përkatësisht policëmbajtësit që kishin kontrata me këto kompani. Në rastin e kompanisë “Insig” e cila po ashtu ishte mbyllur me 2019 për të njëjtat arsye, policëmbajtësit u dëmtuan për 20 për qind të vlerës së dëmit nga aksidenti që kishin me kompaninë.
Ndërkaq, në rastin e “Kosovës së Re” duhet pritur përfundimi i fazës së likuidimit për të parë se deri në çfarë mase do të mbulohen detyrimet prej 7.7 milionë euro nga asetet e kompanisë. “Ende nuk e dimë. Mbulueshmëria e detyrimeve mund të jetë më pak ose më shumë se 80%, duhet të presim likuidimin e kompanisë”, pati thënë zëvendësguvernatori Havolli në konferencën ku u njoftua revokimi i licencës. /Buletini Ekonomik/
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...