Lajme

Edhe shkarkimi i Burim Buleshkajt cilësohet si i paligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 02 June 2023

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil e ka shfuqizuar vendimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës për shkarkimin nga detyra të ish drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të burgosurve, Burim Buleshkaj.

Në një vendim të nxjerrë më 22 maj, KPMSHCK-ja e cilësoi shkarkimin e Buleshkajt të paligjshëm dhe të pabazë mbi Ligjin për Shërbyesit Civil, raporton Paparaci.

KPMSHCK-ja e ka obliguar Ministrinë e Drejtësisë që brenda 15 ditësh ta zbatojë vendimin e saj për rikthimin e Buleshkajt në pozitën të cilën e ushtronte para muajit shkurt të këtij viti, kur ishte shkarkuar me vendim të SHKK-së.

-Advertisement-

Buleshkaj ishte pezulluar nga puna në vitin 2022 për shkelje të rënda disiplinore lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Në shkurt të këtij viti, ShKK-ja e shkarkoi nga puna Burim Buleshkajn.

U larguan nga puna lidhur me rastin Dehari, Këshilli për Shërbimin Civil i kthen në punë Ylber Topallin e Destan Zogajn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera