Lajme

“Edhe sa raketa duhet të bien?” – Zelensky i adresohet kanadezëve, ka kërkesë “urgjente” për NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 15 March 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një adresim para parlementit kanadez, falënderoi deputetët për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë.

Zelensky edhe një herë apeloi për një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij, shkruan CNN.

“Unë e di që ju mbështesni Ukrainën. Ne kemi qenë miq me ju … por gjithashtu do të doja që ju ta kuptonit dhe do të doja që ta ndjeni këtë, atë që ne ndjejmë çdo ditë. Ne duam të jetojmë dhe duam të jemi fitimtarë. Ne duam të mbizotërojmë për hir të jetës”, tha Zelensky.

-Advertisement-

“A mund ta imagjinoni kur thirrët miqtë tuaj, kombin tuaj mik, dhe pyesni: Ju lutemi mbyllni qiellin, mbyllni hapësirën ajrore, ju lutemi ndaloni bombardimet. Sa raketa të tjera duhet të bien mbi qytetet tona derisa ta bëni këtë? Dhe ata …shprehin shqetësimet e tyre të thella për situatën. Kur biseduam me partnerët tanë, ata thanë, Ju lutem, duroni, duroni edhe pak. ”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se nuk ka dëgjuar një përgjigje të qartë për t’u bërë anëtar i NATO-s.

“Është një situatë e vështirë, por na lejoi gjithashtu të shohim se cilët janë miqtë tanë të vërtetë gjatë 20 ditëve të fundit dhe gjithashtu, tetë viteve të mëparshme”, tha ai.

“Ju keni ofruar ndihmën tuaj me kërkesën tonë më të hershme, ju na furnizoni me ndihmën ushtarake, me ndihmën humanitare, keni vendosur sanksione të rënda. Njëkohësisht shohim që fatkeqësisht nuk kanë sjellë fundin e luftës”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera