Lajme

Edhe Porti i Durrësit pa sistemin TIMS

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 10 September 2022

Sistemi TIMS prej disa orësh nuk funksionon as në Portin e Durrësit. Burime pranë Policisë së Kufirit dhe Migracionit, bëjnë me dije se procesi i imbarkimit në dy tragetet që do të lundrojnë mbrëmjen e sotme drejt Barit po bëhet me regjistra manualë.

Në funksion të pasagjerëve dhe mjeteve të tyre janë 26 sportele, me qëllim shmangien e radhëve në përpunim.

Mbrëmjen e kaluar, si pasojë e shkëputjes së energjisë elektrike, nuk ishte kuptuar bllokimi dhe ndërhyrja në sistemin TIMS, dhe që prej mbrëmjes së kaluar po punohet me regjistra manualë.

-Advertisement-

Deri më tani, nuk raportohen radhë dhe problematike si pasojë e situatës së krijuar./A2Cnn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera