Lajme

Edhe PDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin për Asociacion të propozuar nga BE

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 01 December 2023

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ditën e enjte draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

“Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, theksoi ai.

-Advertisement-

Edhe dy partitë tjera LDK dhe AAK kanë konfirmuar për Telegrafin se kanë pranuar draft-statutin për Asociacionin.

Ndryshe, draft-statuti i Asociacionit i është prezantuar fillimisht kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së pesëshes evropiane në Prishtinë gjatë muajit tetor, e ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, pas vizitës në tetor, Lajçak po ashtu ishte për vizitë në Kosovë më 7 nëntor, ku takoi përfaqësuesit e partive opozitare lidhur me draft-statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e partive opozitare patën dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me atë se a kanë parë ose jo draft-statutin në takimin me Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera