Lajme

Edhe pak ditë në Tiranë fillon edicioni i XIV i konkursit ndërkombëtar “Tirana Talent”

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 05 May 2023

Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i XIV të konkursit ndërkombëtar “ Tirana Talent”. 

Konkursi “Tirana Talent” mbledh pianistët e rinj nga të gjitha trevat shqiptare, në Tiranë të cilët performojnë përpara në jurie profesioniste.

Ana Kaçinari e cila drejton këtë projekt ka thënë se pritshmëritë për këtë vit janë për përfaqësime sa më dinjitoze nga nxënës dhe studentë artistë për të ofruar performanca të arrira e cilësore.

-Advertisement-

“Vit pas viti është punuar me shumë kujdes për konsolidimin e një aktiviteti gjithëpërfshirës e thellësisht profesional dhe rezultatet kanë treguar sukses me rritjen e pjesëmarrjes deri në qindra konkurrentë” ka thënë Kaçinari.

Aktualisht “Tirana Talent” është në periudhën fillestare të ndarjes së kategorive dhe përgatitjeve për skenën e madhe e cila do të mirëpres qindra pianist të rinjë virtuoz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera