Lajme

Edhe në të ftoftë ekipet mjekësore po vazhdojnë kontrollet në kufij

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 01 December 2020

Edhe pse kemi hyrë në ditë të ftohta të dhjetorit, ekipet e Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare të Ferizajt, po vazhdojnë punën në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Këto ekipe kanë qenë të angazhuara që nga 27 shkurt deri me 2 gusht, kur me rënien e numrit të rasteve COVID pozitiv, u ndërprenë dhe kontrolli i qytetarëve në pikat kufitare.

-Advertisement-

Mirëpo, me shfaqjen e valës së re të pandemisë, angazhimi i ekipeve rifilloi më 7 nëntor, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në tri ndërrime, ku krahas QKMF-së së Ferizajt, ekipet dërgohen edhe nga QKMF-të e Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Vitisë, për t’i kryer të gjitha procedurat e parapara nga MSH dhe IKSHPK, për udhëtarët që hyjnë në vendin tonë nga kjo pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera