Rozë

Edhe milionerët e ndiejnë rritjen e çmimeve/ Këshilla e Cardi B mbi inflacionin

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 06 January 2023

Edhe milionerët po vërejnë se blerjet ushqimore janë bërë vërtet të shtrenjta.

Ja çfarë thotë Cardi B.

Reperja ka postuar një video në Twitter duke kërkuar nga “kushdo që është përgjegjës” të ulë çmimet e ushqimeve, sepse kohët e fundit ato janë trefishuar.

-Advertisement-

Ajo tha se vuri re çmimet e larta nga një përllogaritje e parave të shpenzuara në shtëpinë e saj çdo javë, duke e shtyrë atë të pyeste “çfarë po ndodh?” Kështu, ajo tha se duhej të shihte me sytë e saj dhe shkoi në një dyqan ushqimor për të parë vetë çmimet.

“Sallata ishte si 2 dollarë disa muaj më parë, dhe tani është 7 dollarë,” tha Cardi B në video.

“Unë mendoj se kjo është çmenduri,” shtoi ajo.

Cardi B përdori platformën e saj, të përbërë nga afro 30 milionë ndjekës në Twitter, për t’u kërkuar drejtuesve më të lartë që të ulnin çmimet.

Këshillat e saj në këto kohë? “Kursimi, sepse nëse nuk e bëni, ju do të mbeteni pa para së shpejti”, tha Cardi.

Inflacioni i ushqimit në SHBA ka shkaktuar një krizë të kostos së jetesës. Në vitin deri në nëntor, ushqimet u shtrenjtuan 10.6%. Në të njëjtën periudhë, inflacioni i përgjithshëm u rrit me 7.1%.

Kur një fans i Cardi B pyeti nëse videoja do të ulë çmimet, reperja tha: “Jo domosdoshmërisht shkaku im, por nëse sjellim mjaft ndërgjegjësim për inflacionin, nuk i dihet kurrë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera