Rozë

Edhe Mihrija në pushime, ky është vendi ku ka shkuar

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 11 January 2018

Pavarësisht moshës që ka, ajo vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të famshme në vend.

Është kjo këngëtarja e njohur Mihrije Braha e cila për shumë vite me radhë ka argëtuar fansat me muzikën e saj, transmeton Gazeta Express.

Si shumë fytyra të njohura publike, këto ditë edhe Mihrija ka vendosur të largohet pak nga Kosova.

-Advertisement-

Përmes disa imazheve që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram shihet se Miki është duke pushuar në Pragë.

Madje ajo është fotografuar në mesin e pëllumbave në sheshin e Pragës.

Këto fotografi nuk kaluan pa u komentuar nga fansat e saj të shumtë.

Kujtojmë se Miki kohëve të fundit është më pak aktive në skenën muzikore, megjithatë ajo së bashku me Naimin janë aktiv në emisionin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera