Lajme

“Edhe lopa në grazhd e di…”, Konjufca i kërkon Jahja Kokës të mos përdorë emra kafshësh në relacion me deputët

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 23 February 2023

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seancën e sotme të Kuvendit, është inkuadruar në temën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

Kokaj  në fillim të fjalimit të tij tha se “edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”.

Menjëherë ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje që të mos përmenden emrat e kafshëve në relacion me asnjë deputet.

-Advertisement-

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera