Sport

“Edhe kur fituam 7-0, nuk i dominuam kështu”, Klopp: Tani te United ndihen më të fortë se ne!

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 18 December 2023

Liverpool dhe Manchester United e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e zhvilluar në Anfield. “The Reds” ishin gjatë gjithë kohës me më shumë iniciativë dhe e kërkuan me ngulm golin e fitores, por United rezistoi i bashkuar deri në fund duke shkëputur një pikë me shumë vlerë për momentin e skuadrës së Erik ten Hag.

Pas ndeshjes, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp theksoi se të tijtë e dominuan kundërshtarin madje më shumë se kur fituan ndeshjen e sezonit të kaluar me rezultatin 7-0, por këtë herë mungoi vetëm goli.

“Unë e dija se do të ishte një ndeshje e vështirë sepse nuk ndikohem fare nga fjalët në media, ato pretendojnë se United është një skuadër e dobët. Unë nuk merrem me këto. Më pëlqeu skuadra ime, pashë shumë aspekte pozitive, mungoi vetëm rezultati sepse duhej të kishim shënuar. Ishim intensivë në fushë dhe luajtëm në grup, është diçka që unë e kërkoj.

-Advertisement-

Të gjithë e pamë ndeshjen që zhvilluam dhe unë nuk mbaj mend të kemi dominuar ndonjëherë kaq shumë ndaj United, madje as kur fituam 7-0. Këtë ndeshje rezultati përfundimtar ishte 0-0 dhe me siguri që tani ata ndjehen pak më të fortë se ne. Por, nuk ka problem do ta marrim këtë pikë dhe do të shohim përpara”, u shpreh Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera