Lajme

Edhe Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 15 November 2024

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Vushtrrisë.

Drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, ka thënë se deri te ky vendim ka ardhur pas konsultave me prindër, drejtorë të shkollave e mësimdhënës, pasi që përdorimi i këtyre doracakëve do të degradonte familjen e shenjtë kosovare.

“Andaj si të tillë nuk do të përdoren në asnjë institucion arsimor në Komunën e Vushtrrisë deri në revidimin e tyre të plotë”, ka thënë Tahiraj.

-Advertisement-

Deri më tash edhe katër komuna të tjera përfshirë kryeqytetin kanë ndaluar përdorimin e këtyre doracakëve në shkolla, shkruan Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera