Sport

Edhe Juventusi në garë për Mustafin

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 28 August 2017

Shkodran Mustafi është rikthyer në emrin më të nxehtë në tregun e transferimeve në këto ditë të fundit.

Mbrojtësi shqiptar, raportohet se po kërkohet nga Interi, gjë që bëri që të lihet në bankinë nga Arsene Wenger, në derbin e humbur nga Liverpool.

Zërat e shtuar për një kalim të mundshëm te Interi, i kanë kushtuar me ulje në bankinë mbrojtësit që përfaqëson Gjermaninë.

-Advertisement-

Por, për Mustafin orëve të fundit, nuk po interesohet vetëm Interi. Raportohet se në garë ka hyrë edhe Juventusi, në rast dështimi të arritjes së një marrëveshje me Howedes.

Mustafi një vit më parë u transferua te Arsenali nga Valencia për 40 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera