Edhe Italia del nga Bashkimi Evropian?
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 24 July 2017
Debati në rritje në Itali rreth përpjekjeve të “Italexit” është një pasqyrim i vështirësive të pazgjidhshme që përballen me eurozonën, tha eksperti financiar Marc Friedrich për “Sputnik Deutschland”.
Mundësia e daljes së Italisë nga eurozona është ngritur si çështje në Parlamentin Italian, pasi politikanët kanë diskutuar rreth mënyrës se si është duke u trajtuar borxhi publik, i cili arriti në 132.6% të Bruto-Produktit-Vendor në 2016.
Në fillim të korrikut, parlamentarët italianë të Lëvizjes me pesë yje mbajtën një seminar ku është diskutuar gjendja ekonomike e Italisë. Ata diskutuan në lidhje me mosplotësimin e meknizamve të eurozonës si: strategjitë për ristrukturim të borxhit nacional, sistemet e pagesave paralele, si dhe mundësinë e largimit nga eurozona.
Ky debat për herë të parë tregoi që Parlamenti Italian e ka ndërmend ta diskutoi opsionin “Italexit”, temë kjo e cila kishte qenë “tabu” deri në kohët e sotme, njoftoi shtypi italian, transmeton Periskopi.Eksperti financiar Marc Friedrich i tha “Sputnik Deutschland” se një kthim i monedhës së mëhershme qe e kishte Italia atë të lira’s do të përfitonte Italia, e cila po lufton si kurrë më parë me nivele të larta të borxhit dhe papunësisë.
“Vendet e Evropës Jugore do të kishin një stabilitet më të mirë ekonomik nëse ata do të kishin një monedhë nacionale sesa euron” tha Friedrich.Në muajin mars, profesori i ekonomisë Alberto Bagnai bëri thirrje për një kontroll të kontrolluar të euros, duke argumentuar, “Pa marrë parasysh se sa kapital investohet në të, euro do të bjerë”.Sipas Bagnai “Shkaku më i mundshëm do të jetë rënia e sistemit bankar italian, i cili do ta marrë edhe atë gjerman. Është në interes të ndonjë forcë politike, sigurisht të udhëheqësve evropianë të cilët janë dukë u zvogëluar, dhe ndoshta edhe të SHBA-ve, për të menaxhuar këtë çështje pasivisht deri në rënien e saj”.
Ashtu si Bagnai, Friedrich po bën thirrje për “minimizimin e dëmeve” të fundit të euros.“E vetmja gjë që po përjetojmë tani është menaxhimi i një vonese për falimentimin, dhe një situatë përkeqësuese për shumicën e njerëzve të zakonshëm. Ajo që po bëjmë është në fakt maksimizimi i dëmeve, ku tani duhet të minimizohen dëmet”, tha me fjalë të tjera Friedrich.
“Sa më gjatë Italia dhe vendet e tjera jugore evropiane kontrollohen nga Banka Qendrore Ekonomike, ato burgosen nga monedha e euro-s, po ashtu aq më i madh është edhe dëmi i kolateralit për prosperitetin e tyre, bashkëjetesën sociale dhe kuptohet demokracinë, duke parë këtë gjendje partitë ekstreme po bëhen gjithnjë e më të forta”, paralamëroi Friedrich.
Më tej ai deklaroi se “Kur euro u krijua, u pajtuan se asnjë vend nuk duhet të paguajë për një vend tjetër, të gjitha këto ligje kanë qenë dhe janë duke u shkapërderdhur nga maja, dhe askush nuk merr përgjegjësi për këtë. Në fakt, euroja është monedhë e rreme, ajo do të dështojë, por pyetja e vetme për momentin është kur? Banka Qendrore Evropiane duhet ta tërheqë atë për aq kohë sa të jetë e mundur.”
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...