Lajme

Edhe Haradinaj si kryeministër u përball me krizë energjetike por nuk e lejoi rritjen e çmimit për qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 25 January 2022

Kosova edhe para tre viteve përballej me probleme të theksuara në sektorin e energjisë.
Atëkohë, udhëheqësi i Qeverisë Ramush Haradinaj, ishte përballur me të njëjtën krizë energjetike që po përballet kryeministri i tanishëm, Albin Kurti.

Haradinaj ishte tejet kritik ndaj reduktimeve të energjisë elektrike duke thënë se ato janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit.

Haradinaj si kryeministër pati dalur kundër kërkesave të vazhdueshme të ZRrE për rritje të çmimit të energjisë elektrike. Kryeministri i atëhershem, Haradinaj në një deklaratë të tij deklaronte se çmimi i energjisë në tregjet ndërkombëtare nuk guxon të ndikojë në rritjen e faturave për qytetarët.

-Advertisement-

“KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo
dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.
Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thoshte Haradinaj.

Kujtojmë se kryeministri Kurti në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës deklaroi se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë aq i lirë, sa që sipas tij, një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë ditur se sa paguajnë për rrymë. Kurti rritjen e çmimit të energjisë elektrike e arsyeton me mungesën e kapaciteteve prodhuese të termocentraleve ekzistuese dhe çmimit të energjisë në tregjet globale.

Albin Kurti, është arsyetuar për krizën energjetike në vend se ka pasur mungesë strategjike nga qeveritë e mëhershme. Por, Kurti dhe VV i kishin dalë kundër ndërtimit të termocentralit të ri jo më larg se në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera