Lajme

Edhe Gostivari “mevlud” për operacionin e Turqisë në Siri

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 11 February 2018

Në Gostivar të Maqedonisë u organizua program mevludi për mbështetjen e operacionit “Dega e Ullirit”

Në qytetin Gostivar të Maqedonisë u organizua program mevludi me qëllim mbështetjen për operacionin “Dega e Ullirit”, i ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e mevludit në Gostivar morën pjesë kryetari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Turke (TDP), Beycan İlyas, si dhe përfaqësues dhe anëtarë të partisë. Hapja e programit ka nisur me ajete kuranore të kënduara nga Elyesa Asani i cili ka marrë çmimin e parë për këndimin e Kur’anit në konkursin e 24 ndërkombëtar të recitimit të Kur’anit në Zagreb të Kroacisë.

-Advertisement-

Në një fjalim, duke vënë në dukje se si turq të Maqedonisë ndodhen si gjithmonë pranë Turqisë të cilën e cilësojnë si “mëmëdhe”, İlyas, tha se “Kemi qenë pranë saj në Çanakala, sot gjithashtu ndodhemi pranë saj dhe deri në pafundësi do të qëndrojmë pranë saj deri në ditën e Kiametit”.

I kemi përcjellë mbështetjen tonë presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe ushtrisë turke, tha İlyas, duke shtuar se si turq të Rumelisë dhe turq të Maqedonisë janë gjithmonë të gatshëm të japin jetën e tyre për mëmëdheun.

Duke folur edhe për 100-vjetorin e vdekjes së Sulltan Abdulhamid II , İlyas është shprehur se “Sulltan Abdulhamid Han II është një prej sulltanëve nga shumë sulltanë të rëndësishëm Osmanë dhe i cili ka kryesuar historinë e sotme dhe ka zënë një vend në zemrat tona. Sot po zhvillohet një luftë e ngjashme pikërisht me luftën që ka kryer sulltani i nderuar 100 vite më parë. Lufta e kryer sot, të gjithë hapat e hedhur sot do të jenë hapa të luftës që do të ndërmarrë bijtë tanë nesër”.

Zv.kryetarja e përgjithshme e TDP dhe kryetarja e degës së grave, Şasine Kasami, në një deklaratë për AA tha se programin e kanë realizuar bashkërisht me degën rinore dhe të grave të partisë.

Pasi ka vënë në dukje se me programin do të përkujtojnë dëshmorët e rënë gjatë operacionit dhe do të bëjnë lutje për TSK-në, Kasammi tha se “Lutja (dua-ja) jonë është prania e saj e përhershme në mënyrë që të jemi edhe ne. Shprehim falënderimet tona për ndihmat e ofruara deri më sot”.

Ndërsa edhe kryetari i degës së të rinjve të TDP, Sait Aleivi, ka bërë të ditur se janë mbledhur për t’i dhënë mbështetje operacionit “Dega e Ullirit.”

Më tej duke bërë të ditur se do të kryejnë dua edhe me rastin e 100-vjetorit të vdekjen së Sulltan Abdulhamid II, Aleivi, tha se “Me programin e mevludit, këndimet nga pjesët e Kur’anit dhe duatë e sinqerta tona këtë natë do të theksojmë mbështetjen për operacionet atje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera