Edhe Erden Atiq është ngujuar në komunën e Mitrovicës së Veriut

Autori: Gazeta inFokus
20:27 | 08 June 2023
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk është i vetmi lider lokal në veri që po qëndron i mbyllur brenda objektit të komunës atje, tash e 11 ditë.
As kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nuk po e lëshon perimetrin e objektit komunal, derisa po e kalon edhe natën brenda zyrave të kësaj ndërtese.
Klan Kosova e ka konfirmuar nga disa burime këtë informacion, teksa ngujimi i Atiqit në komunë nuk është bërë publik gjatë kësaj periudhe nga qeveria apo Lëvizja Vetëvendosje. Nga njëra dhe tjetra i thanë Klanit që për këtë çështje të flitet me vetë kryetarin, i cili nuk pranoi të flasë, kur u pa për pak sekonda në oborr.
As policia s’ka kthyer përgjigje nëse karantinimi i Atiqit është masë sigurie apo veprim vullnetar i tij. Atij, megjithatë, i ofrohet mbrojtje 24 orëshe nga forcat e rendit, njofton Klan Kosova.
Hapësira rreth objektit komunal në Lagjen e Boshnjakëve është kryesisht e qetë dhe pa protesta, ndryshe nga ajo që po ngjan në tri qytetet tjera veriore.
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi gjendet në tjetër situatë, pasi rreth vendit të tij të punës, ka forca të shtuara të KFOR-it, por edhe protesta të përditshme të serbëve, të cilët po kërkojnë që ai lirojë ndërtesën.
Ani se i ngujuar për shumë ditë, i njëjti kishte deklaruar për media që është mirë dhe se po ushqehet si në hotel.
Veprimin e tij e kishte lëvduar kryeministri Albin Kurti, i cili ia dha epitetin e qëndresës shembullore izolimit të Hetemit.
Sidoqoftë, ky edhe mund të jetë mërzitur paksa, për shkak të mungesës së komunikimit fizik me tjerët, gjë që nuk është rast edhe me Atiqin.
Kryetarit të Mitrovicës së Veriut i vijnë në zyrë, shpesh, mysafirë të ndryshëm, përfshirë kolegë nga partia dhe institucionet e shtetit.

Të tjera
-
Haxhiu: Nuk do të ketë drejtësi pa zbardhjen e fatit të dëshmorëve dhe viktimave të zhdukur
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e p...
-
Muharremi: Përveç LDK-së, Kurti duhet ti dërgojë ftesë edhe PDK-së dhe AAK-së, shpresoj të ketë reflektuar
Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pa...
-
Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë – Serbi
Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes ...
-
AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRrE-ja, përgëzon gazetarët që refuzuan ftesën
Disa gazetarë kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Zyra e Rre...
-
Haradinaj takon ambasadorin e Turqisë, diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvi...
-
Kurti i dërgoi ftesë Abdixhikut, Mehmetaj i drejtohet Pecit: “Çu dil kundërshtoje, luaje trimin, po të presim”
“Luaje trimin tash. Dil kundër Kurtit”. Kështu iu drejtua gazetari Lirim M...
-
Zafir Berisha: Ftesa e Albin Kurtit për LDK-në është djallëzore – Votuesit e LDK-së janë targeti i tij
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar pas ftesës së kry...
-
“Koalicioni VV-NISMA, punë e kryer: Kurti do të pajtohet me kërkesat e Fatmir Limajt”
Analisti politik Jeton Halimi ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën poli...
-
Kurti takim me Limajn për Qeverinë e Re, AAK kë* rcënon me ndarje nëse Nisma bashkohet me Qeverinë Kurti
Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir ...
-
Pamje nga aksidenti ku u përfshinë katër vetura dhe u lënduan 5 persona në Klinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhe...
-
Aktakuzë kundër të dyshuarit për vrạsjen e dy të rinjve në Klinë
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për “vrasje të rëndë” ndaj t...
-
Osmani e pret Prattipatin, i thotë se të arrestuarit dje kishin lidhje me strukturat ushtarake serbe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të Ngarkuarën me Punë të...