Lajme

Edhe dy muaj paraburgim për ish-policin boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Istog

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 21 November 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin ish-policit boshnjak, Ekrem Bajroviq, i cili akuzohet për vrasjen e 18 civilëve shqiptarë, në masakrën e vitit 1999, në fshatin Saradran të Istogut.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit E.B në kohëzgjatje prej dy muajsh, e cila masë do të llogaritet nga datë 19 nëntor 2022 dhe do të zgjasë deri më datë 19 janar 2023”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore për Klan Kosova.

Bajroviq u arrestua më 19 tetor, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Atij fillimisht iu ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera