Lajme

Edhe deputeti gjerman i jep mbështetje letrës së deputetëve evropianë e amerikanë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 09 August 2023

Edhe deputeti gjerman Knut Abraham nga radhët e CDU/CSU i ka dhënë mbështetje letrës së përbashkët të mbi 50 deputetëve evropianë e amerikanë pro Kosovës.

“Kjo letër e hapur e ka mbështetjen time të plotë. Një nismë shumë e mirë dhe në kohën e duhur”, ka shkruar në rrjetin social “X” (ish-Twitter), deputeti i Bundestagut, i cili e ka shpërndarë postimin e deputetes britanike Alicia Kearns.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre janë edhe senatori amerikan, Bob Menendez, dhe kongresisti Ritchie Torres.

-Advertisement-

Në një shkrim në rrjetin social “X”, Menedez tha se është krenar për këtë nismë, për të të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre në raport me Kosovën.

Ai theksoi se një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë.

“Jam krenar që bashkohem me Kryetarët transatlantik të Komiteteve të Punëve të Jashtme dhe ligjvënësve, duke përfshirë @aliciakearns, @MiRo_SPD & @ChairOlek, për të kërkuar nga qeveritë tona që të rishqyrtojnë qasjet e tyre ndaj marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Një politikë me qendër Beogradin për Ballkanin nuk do të funksionojë”, tha Menendez.

Ndërkaq, duke adresuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, përmes letrës u kërkua “balancë dhe proporcionalitet në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë”.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaiviqit, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe organizuan protesta, të cilat kulmuan me dhunë më 29 maj në Zveçan, me ç’rast u lënduan dhjetëra protestues dhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimet. Por, mungesa e presionit ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve të Kosovës dhe dështimi për t’i mbajtur përgjegjës ata që kryen sulme ndaj KFOR-it vënë në pah mungesën e barazisë në adresimin e tensioneve”, u tha në letër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera