Lajme

Edhe BE mbështet ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 04 August 2018

Bashkimi Evropian nuk do të kundërshtojë ndryshimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse ajo arrihet në marrveshje në mes të palëve në dialog.

Në pyetjen e EkonomiaSot se “në rast se Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshim kufijsh, a do të ketë kjo edhe bekimin e BE-së”, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic, ka thënë se BE mbështet arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme për një zgjidhje afatgjatë. Kjo len të kuptohet se edhe BE tashmë nuk e kundërshton ndryshimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu i mbështetur nga BE ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm të të dyja vendeve, t’i ndihmojë vendet në arritjen e progresit në rrugën drejt BE-së, dhe t’i përmirësojë jetët e njerzve. Një zgjidhje afatgjatë nënkupton një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Palët janë duke përcaktuar emëruesin e përbashkët drejt pajtimit të ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera