Edhe 11 deputetë i shtohen akuzës për gaz lotsjellës
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 18 December 2017
Nuk janë vetëm pesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Faton Topalli, dhe Albulena Haxhiu që po përballen në gjykatë për gjuajtjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrës.
Listës së tyre do t’i shtohen edhe 11 deputetë të tjerë, të tri partive politike, ata të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma për Kosovë.
Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as ish-deputetët, të cilët tash kanë poste ministrore, apo edhe kryetar komune.
Lajmin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sipas saj, deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Besa Baftija, Shqipe Pantina, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Teuta Haxhiu, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputetët e AAK-së, tashmë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, si dhe deputeti i Nisma për Kosovë, Enver Hoti kanë lëndë në këtë gjykatë.
Sipas, Gashit, të gjithë këta deputetë kanë lëndë në Gjykatë sa i përket veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë në procedurë gjyqësore disa raste sa i përket deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për veprat penale nga neni 375 par.1 dhe nga neni 409 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është shprehur Gashi.
Ndërkohë, gjykimi i deputetëve të VV-së , Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës do të paraqiten të mërkurën e ardhshme sërish përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2015, deputetët e opozitës në atë kohë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, kanë hedhur gazë lotsjellës brenda sallës së kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...