Rozë

Ed Sheeran i pari në festivalin Glastonbury

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 26 June 2017

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran ka kryesuar në listën e emrave të njohur në festivalin më të madh në botë, Glastonbury.

26-vjecari ka treguar për BBC se ai ishte shumë nervoz dhe i emocionuar në të njëjtën kohë, për paraqitjen e tij para një audience kaq të madhe, transmeton Klan Kosova

Sheeran u shfaq në skenë bashkë me kitarën e tij për të performuar disa nga hitet e tij më të njohura, duke mos ndjerë nevojën e ndonjë bande tjetër për ta shoqëruar.

-Advertisement-

Ky është një sukses shumë i madh në karrierën e tij pasi në vitin 2011 ka performuar në një nga vendet më të vogla të festivalit, ku ishin vetëm 500 njerëz duke e dëgjuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera