Fun & Video

E zë gjumi në dyshekun e plazhit në mes të detit, përfundon në një tjetër shtet

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 10 August 2017

Në Lazurnoye, një qytezë bregdetare në rajonin e Kherson, Ukrainë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Personazhi kryesor i kësaj ngjarje sa të pabesueshme aq edhe komike është një roje i një resorti në këtë qytezë.

18-vjeçari gjendej mbi një dyshek plazhi i relaksuar në det kur mbylli sytë për disa orë dhe më pas e gjeti veten në mes të Detit të Zi, mes Ukrainës dhe Krimesë. Ai mbeti në det disa ditë pa ngrënë e pa pirë, por përveç kësaj i kanosej një rrezik edhe më i madh.

Bazuar në traktatin detar, në atë zonë nuk lejohet kalimi për shkak të tensioneve midis Ukrainës dhe Moskës në lidhje me Krimenë. Ai u gjet me 5 gusht në plazhin e Karkinitsky dhe më pas u transportua për në spitalin Chernomorskoye i dehidratuar. I riu gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe autoritet po punojnë për kthimin e tij në Ukrainë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera