Shëndetësi

E vërtetë apo thashetheme plakash: Djegësira në shtatzëni domethënë që bebja do t’i ketë flokët të dendura?

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 09 September 2017

Me siguri shumë herë keni dëgjuar që djegësira në shtatzëni është tregues që bebja të lindet me shumë flokë, ndërkaq shkencëtarët tani zbulojnë se a është kjo e saktë…

Shtatzënia është periudha më e bukur e shumë femrave, mirëpo me të ndodhin edhe shumë ndryshime të cilat nuk janë gjithherë të këndshme.

Njëra ndër to është edhe djegësira të cilën e ndiejnë një e treta e shtatzënave, për të cilën besojnë që është indikator që bebja të lindet me shumë flokë.

-Advertisement-

Shkencëtarët kanë vendosur që të verifikojnë këtë informacion dhe të konstatojnë a është e saktë apo fjala është edhe për një “thashetheme plakash”, transmeton Telegrafi.

Studiuesit nga Universiteti Johns Hopkins kanë barë një studim i cili ka përfshirë 64 shtatzëna, nga të cilat 78 për qind kanë pasur djegësirë të shpeshtë.

Pasi që kanë lindur, studiuesit kanë shikuar fotografitë e bebeve të tyre dhe kanë vlerësuar vëllimin e flokëve.

Të gjithë janë befasuar, 23 deri 28 femra me djegësirë kanë lindur bebe me shumë flokë, derisa 10 deri 12 femra pa djegësirë kanë lindur bebe me shumë pak apo fare pa flokë.

Edhe pse është vërtetuar që kjo nuk është edhe bash thashetheme plakash, disa studime të tjera kanë konstatuar që niveli i lartë e estrogjenit dhe i hormoneve të tjera mund të lirojë muskulin rrethor të lëmuar në fund të ezofagut, gjë që shkakton ngritjen e thartirës së lukthit dhekrijimin e djegësirës. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera