Fun & Video

E vërteta e planetit që ‘do shkatërrojë njerëzimin sivjet’

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 04 August 2017
Nuk janë të paktë njerëzit që gëzohen pasi i dhanë lamtumirën vitit 2016.

Por nëse keni menduar se 12 muajt e fundit ishin të këqinj, atëherë mendoni se si po nis viti 2017.

Tabloidët janë të mbushura me një lajm se ky do jetë fundi i botës siç e njohim.

Thuajse çdo vit kemi parë lajme të tilla se ky do jetë viti i fundit i njerëzimit.

-Advertisement-

Por këtë herë teoricienët e konspiracionit insistojnë se një planet misterioz do të përplaset me Tokën.

David Meade pretendon se planeti X, i njohur edhe si Nibiru, do të përplaset me planetin tonë në tetor, duke i dhënë fund jetës.

Sipas tij, përplasja do të shkaktojë vullkane, tërmete të fuqishëm dhe stuhi të pazakonta.

“Elita e di këtë gjë dhe po përgatiten duke ndërtuar bunkerë sigurie,” shkruan ai.

“Valët e të nxehtit po bëhen gjithmonë e më të forta dhe po zgjasin më shumë”.

Madje ai ka përgatitur një libër, ku thuhet se planeti Nibiru nuk do vijë nga sistemi ynë diellor.

Natyrisht shkencëtarët nuk e mbështesin këtë teori.

NASA ka deklaruar se historitë për një planet të quajtur Nibiru janë thjesht mashtrime interneti.

“Sigurisht që nuk ekziston,” thotë NASA.

Edhe në dhjetor të vitit 2015 u tha se Nibiru do e shkatërrojë Tokën.

Disa grupe kristiane e kanë mbështetur këtë teori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera