Sport

E turpshme: Ja çfarë bënë garueset serbe gjatë intonimit të hymnit të Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 10 September 2017

Kosova ka pasuar suksese të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik të xhudos, duke fituar dy medalje të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë

Në këtë kampionat morën pjesë 11 shtet, prej tyre edhe garues nga Serbia, të cilët bënë sjellje josportive gjatë intonimit të himnit dhe ngritjes së flamurit të Kosovës.

Garueset serbe refuzuan të qëndrojnë në podium me fitueset kosovare, pavarësisht se gjatë garës garuan dhe u mposhtën, njofton trajneri Driton Kuka.

Por, ai tregon se dy xhudistët kosovare, Lorian Kuka dhe Distria Krasniqi nuk u hidhëruan shumë për mungesën e konkurrenteve të tyre.

-Advertisement-

“Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si Kampione e ardhshme, fitoj tri lufta nga garueset nga Turqia, Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosna Sabina Haracich!

Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje sjelli diç josportive garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të Hymnit!

Loriana Kuka su hidhërua që garueses që i shkaktoj humbje nga Serbia nuk qëndroj në podium e njejta situatë ndodhi edhe me Distrian gjatë Ceremonisë por as ajo su hidhërua fort!!

Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit!”, shkruan Kuka në Facebook. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera