Lajme

E TURPSHME: Edhe në akademinë përkujtimore për luftëtarin e lirisë, Sahit Jashari, komentuesi fyen rëndë krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 12 June 2026

Mbledhja komemorative kushtuar jetës, veprës dhe sakrificës së luftëtarit të lirisë, Sahit Jashari, është shoqëruar edhe me komente fyese në rrjetet sociale.

Teksa shumë qytetarë, bashkëluftëtarë dhe personalitete kanë nderuar figurën e Sahit Jasharit dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës, në hapësirën e komenteve nuk kanë munguar as reagimet denigruese.

Një qytetar ka përdorur gjuhë fyese ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i quajtur ata “kriminelë” dhe duke i akuzuar për veprime të rënda.

-Advertisement-

“Hajnat si Samia si ti s’keni të drejtë të flisni për Adem Jasharin e familjen Jashari. Ju i keni bërë të gjitha të këqijat, vrasje, plagosje, dhunime dhe tradhti”, ka shkruar ai në koment.

Mbledhja komemorative u mbajt në kujtim të Sahit Jasharit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, ndërsa familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë morën pjesë për t’i bërë nderimet e fundit./GazetaInfokus

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy