Lajme

E trishtë: Një fëmijë 14-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, nisin hetimet

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 09 March 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një fëmijë i moshës 14-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se fëmija është dërguar atje nga familjarët dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Temeqin e më pas kanë kontaktuar edhe me mjekun, i cili konstatoi vdekjen e fëmijës.

-Advertisement-

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të informacioneve zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera