Lajme

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 23 December 2024

Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, viktimë e këtij aksidenti ishte Erblin Berisha, 25 vjeçar.

Ky i fundit nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, ndërsa Gazeta Sinjali ka mësuar se ndjeri nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe për pasojë ka dalë jashtë rrugës, moment ky që ishte fatal për të.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i 25 vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera